Pavarësisht kërkesave për dorëheqje, kryeministri britanik i thotë kabinetit se do të vazhdojë me qeverisjen

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar i është drejtuar kabinetit të tij duke thënë se do të vazhdojë të qeverisë, pavarësisht thirrjeve në rritje për dorëheqjen e tij.
Ai u tha ministrave se merr përgjegjësinë për rezultatet e fundit zgjedhore dhe për zbatimin e ndryshimeve të premtuara. Sipas tij, 48 orët e fundit kanë qenë destabilizuese për qeverinë dhe kjo, siç tha ai, ka kosto reale ekonomike për vendin dhe familjet.
“Partia Laburiste ka një proces për sfidimin e udhëheqësit dhe ai nuk është aktivizuar. Vendit i duhet që ne të vazhdojmë me qeverisjen. Kjo është ajo që po bëj unë dhe ajo që duhet të bëjmë si kabinet”, ka deklaruar ai.
Ndërkohë, sipas BBC-së, numri i deputetëve laburistë që kanë kërkuar largimin e tij ose kanë propozuar një afat për dorëheqje ka arritur në 78, që përbën rreth 20 për qind të 403 deputetëve të partisë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?