Kaloni te përmbajtja kryesore

Konjufca takon Sorensenin: Kosova synon përmbylljen e dialogut me njohje reciproke

Kosova mbetet e përkushtuar për ta përmbyllur dialogun me Serbinë përmes njohjes reciproke, ka deklaruar ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca.

Konjufca ka thënë se këtë e ka rikonfirmuar në takimin e përbashkët me kryenegociatorin e Kosovës në dialogun me Serbinë Agron Bajramin, me rastin e pritjes së emisarit special të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, në Bruksel.

“Ishte kënaqësi të mirëpresim Peter Sorensen në Ambasadën tonë në Bruksel për një diskutim të strukturuar mbi avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Së bashku me kryenegociatorin tonë, Agron Bajrami, riafirmuam se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive në këtë proces — me synimin e qartë për ta përmbyllur atë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Konjufca në X.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button