Kaloni te përmbajtja kryesore

Çmimet në Kosovë u rritën për 7.5 për qind

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7.5 për qind prillin e këtij viti, krahasuar me prillin e vitit 2025.

Sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin prill 2026, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) inflacioni mujor ishte 1.1 për qind.

 “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 7,5 % në muajin prill 2026, krahasuar me muajin prill 2025. Inflacioni mujor ishte 1,1 % në muajin prill 2026”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Inflacioni vjetor sipas ASK-së shpjegohet kryesisht me ngritjen e çmimeve të kategoritë: transport (16,1 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (15,2 %); restorante dhe shërbime akomodimi (5,8 %); ushqim dhe pije joalkoolike (5,6 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,1 %); shëndetësi (4,7 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,6 %); mobile dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (3,1 %); rekreacion, sport dhe kulturë (3,0 %); dhe veshje dhe këpucë (2,3 %).

Ndërkohë, rënie e çmimeve thuhet se është regjistruar në grupin e informacionit dhe komunikimit (-0,2 %) dhe të arsimit (-0,6 %).

Ndërsa inflacioni mujor prej 1.1 për qind është shpjeguar me rritjen e çmimeve të kategoritë: transport (4,9 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (1,2 %); rekreacion, sport dhe kulturë (0,4 %); mobilje dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (0,3 %); ushqim dhe pije joalkoolike (0,1 %); dhe veshje dhe këpucë (0,1 %).

Ndërkohë, rënie e çmimeve sipas ASK-së është regjistruar te grupi i kujdesit personal, mbrojtjes sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (-0,2 %).

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button