Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës, i veshur me ngjyrat e flamurit uron Ditën e Pavarësisë

Deputeti kanadez, Kyle Seeback, në një fjalim në Parlament ka uruar 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës derisa ka treguar se gruaja e tij është nga Kosova dhe se djali i tij mban emrin e heroit Gjergj Kastrioti.

Ai tha se është krenar që vendi i tij ishte ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Javën tjetër Kosova do të festojë 18-vjetorin e Pavarësisë. Jam i lumtur si kanadez që ishim ndër shtetet e para që e kemi njohur pavarësinë e Kosovës. Gruaja ime është nga Kosova dhe ne kalojmë kohë atje në pushime, shijojmë ushqime shumë të mira dhe mësova shumë për kulturën e pasur të tyre”.

“Kosovarët janë krenarë me vendin e tyre. Kam edhe një këshillë, nëse jeni në Kosovë duhet ta shijoni makiaton më të mirë që e kam pirë në jetën time, në Rahovec. Djali im Williams Kastriot është emëruar pas njeriut që përfaqësoi guximin dhe pavarësinë”, është shprehur Kyle Seeback.

Në fund të fjalimit, deputeti Seeback uroi në gjuhën shqipe: “Urime Dita e Pavarësisë”.

51

Back to top button