Kaloni te përmbajtja kryesore

Kolumbia arreston kosovarin e kërkuar për vrasje në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë, Pedro Arnuflo Sanchez, ka njoftuar se autoritetet e Kolumbisë e kanë kapur në Aeroportin Ndërkombëtar të El-Dorados, shtetasin kosovar, Arian Lluka, i cili ka qenë duke u kërkuar nga Kosova për vrasje të rëndë dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Ministri kolumbian ka thënë se Lluka mes viteve 2023 dhe 2026 ka lëvizur nëpër vende të ndryshme me dokumentacion të rremë dhe një identitet të dytë serb.

“Hetimet tregojnë se midis viteve 2023 dhe 2026, ai lëvizi nëpër vende të ndryshme duke përdorur dokumentacion legjitim nën një identitet alternativ serb, duke u përpjekur t’i shmanget kontrolleve ndërkombëtare dhe veprimit të drejtësisë”, thotë ai.

“Ky rezultat tregon se Kolumbia ruan aftësi efektive për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kontroll të migracionit përballë kërcënimeve globale. Mirënjohja ime për oficerët dhe autoritetet tona të policisë të cilët, me profesionalizëm dhe koordinim ndërkombëtar, vazhdojnë të mbrojnë sigurinë dhe ligjshmërinë”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button