Pal Lekaj: S’do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit, po i hap dyert për anëtarët e rinj

Ish-ministri Pal Lekaj ka njoftuar se nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.
Ai shkroi në një postim në Facebook se kështu po hap “dyert për anëtarët e rinj”.
“Unë besoj se familja jonë politike, bashkë me kandidatin për Kryeministër z. Gjini, me përvojën e akumuluar ndër vite dhe me individët që kanë kaluar nëpër të gjitha etapat e shtetndërtimit, do të dalë faqebardhë në këto zgjedhje dhe do ta kthejë shpresën për qytetarët e vendit”, shkroi ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?