Hoti dhe Bajrami jashtë 10-shës së LDK-së? Sadiku: Renditja zgjedhje e kryetarit

Anëtari i LDK-së Ermal Sadiku ka deklaruar se renditja në listë zgjedhore i takon kryetarit të partisë.
I pyetur për raportimet se Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti janë lënë jashtë dhjetëshes së parë Sadiku tha për RTv21 se nuk e ka parë ende listën por sipas tij, numri është çështje teknike.
Sipas tij, lista e LDK-së çdo herë komentohet më shumë sesa e partive të tjera.
“Nuk e di se kam pa top 10 as top 20 ende, nuk e di është zgjedhje e kryetarit dhe ai veç e ka marrë këtë fuqi prej këshillit të përgjithshëm dhe ai e pastaj e bartë edhe barrën e dështimeve e suksese kjo renditja komentohet shumë më shumë isha marrë shumë. Deputetët duhet me dalë me punu, me fol me popull me mbledh besimin dhe votën e popullit e jo me u marrë shumë me listë. Unë s’kam ide as sa numër janë deri më tani okej ai top dhjetëshi e ka një far logjike se zakonisht ai pak si me automatizëm hyn në Parlament por përgjithësi unë si ish-deputet e tani kandidat për deputet s’është që e kam marrë me seriozitet këtë renditje. Njeri të voton ty jo numrin, njeri ta jep besimin ty jo numrit kështu që është pak si teknike si proces….”, tha ai.
Sa i përket përçarjeve të mundshme brenda partisë pas bashkimit me Osmanin që rezultuan edhe me refuzimit të Agim Veliut për përfshirje në listë zgjedhore Sadiku tha se LDK-së u tregua shumë bujare në ofertat e saj për këto zgjedhje për përfshirë edhe atë për Veliun.
Anëtari i LDK-së, Ermal Sadiku mohoi se brenda partisë ka përçarje.
“Mendoj që LDK me z Veliun u tregua e hapur dhe e sinqerte dhe i bëri ftesë edhe kryetari mendoj se në këtë mënonte te fundit ldk është tregu me profesionale më me bujare në këtë aspekt me rendësi është që ka tregu se dera ka qenë e hapur [ër të gjithë sa ai përket përçarjeve unë s’kom pa aty përçarje megjithatë mendime të ndryshme ka brenda LDK-së çdo herë ka pasur dhe qajo e bën LDK parti demokratike dhe normale është shumë më bukur”, tha për rtv21 Ermal Sadiku i LDK-së./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?