Kaloni te përmbajtja kryesore

Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Ministri Duka: Për keqardhje, s’jam i befasuar

Dje u bë e ditur, asamblistët në kuvendin komunal të Zetës, e cila është një komunë në Mal të Zi, kanë miratuar deklaratën për anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës në territorin e Zetës.

Lidhur me këtë, ka reaguar ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj. Ky i fundit, deklaratën e kësaj komune e ka cilësuar si ‘’një hap pas’’ në ndërtimin e së ardhmes evropiane, dhe se, ai ‘’nuk është i befasuar’’ nga vendimi i kësaj komune.

Dukaj, ka thënë edhe se, bëhet fjalë për ‘’një fenomen të përpjekjes për të marrë kompetenca të huaja’’ dhe, ‘’ për të cenuar marrëdhëniet miqësore’’.

‘’ Në vend që komuna më e re të bëjë gjithçka për të krijuar kushte më të mira jetese dhe prosperitet për qytetarët e saj, ne po jemi dëshmitarë të një përpjekjeje për shkatërrimin e institucioneve përmes devijimeve të pjesëve të sistemit’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Deklarata e komunës Zeta, një hap pas në ndërtimin e së ardhmes evropiane

Nuk jam i befasuar nga Deklarata e Kuvendit të komunës Zeta për anulimin e vendimit shtetëror për njohjen e Republikës së Kosovës.

Pa u thelluar në elementët kushtetues-ligjorë që një akt politik i tillë nuk i japin karakter obligues, këtu kemi të bëjmë me një fenomen të përpjekjes për të marrë kompetenca të huaja dhe për të cenuar marrëdhëniet miqësore, që janë objektivi kryesor i vendit tonë.

Në vend që komuna më e re të bëjë gjithçka për të krijuar kushte më të mira jetese dhe prosperitet për qytetarët e saj, ne po jemi dëshmitarë të një përpjekjeje për shkatërrimin e institucioneve përmes devijimeve të pjesëve të sistemit, gjithçka për përfitime të veçanta politike dhe strategjitë gjeopolitike të lidhura me to.

Padyshim, dhe fatkeqësisht – një hap pas në ndërtimin e së ardhmes evropiane.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button