Kaloni te përmbajtja kryesore

Reagon Blerta Deliu: Dhuna s’është zgjidhje, por as provokimet e linçimet sistematike

Pas incidentit në Skenderaj ku u sulmua kryetari i degës së Vetëvendosjes në këtë komunë, Hysni Mehani, ka reaguar Blerta Deliu nga PDK.

Ajo ka thënë se “dhuna nuk është zgjidhje”, por “as provokimet, linçimet dhe akuzat sistematike nuk janë”.

“Sepse kur për vite të tëra instalohet gjuha e urrejtjes, e përçarjes dhe e dehumanizimit, pasojat nuk vonojnë. Njëra e sjell tjetrën. Gjithmonë kështu ka qenë. Prandaj, sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për përmbajtje dhe respekt në diskursin publik. Për ndalim të gjuhës që prodhon konflikt, e jo për ushqim të saj”, ka shkruar ajo.

Vetëvendosje tha se Mehani është sulmuar nga kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku, derisa ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se qytetarët kanë reaguar pasi ai e kishte etiketuar atë si “Sami Serbia”./21Meda

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button