Themelimi i Xhandarmërisë, KFOR-i kërkon koordinim

Pushteti ka njoftuar se kanë filluar procedurat për formimin e një strukture të veçantë të sigurisë. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se xhandarmëria do të ketë një gamë të gjerë të përgjegjësisë. Lidhur me këtë KFOR-i ka bërë të ditur se po ndjekin nga afër deklaratat nga institucionet e Kosovës mbi këtë çështje.
KFOR-i rikujtoi se, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, mbetet garantuesi kryesor për një mjedis të sigurt dhe për lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët pa dallim.
“NATO vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë dhe të ofrojë kontributet e veta për sigurinë e qëndrueshme […]. Në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?