Kaloni te përmbajtja kryesore

Ngjarjet e datës 21 maj

Mbahet ceremonia lansuesе e Udhërrëfyesit për zhvillimin e aftësive në sektorin e mikpritjes në Kosovë. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 9:30)

Konferenca shkencore “Java e Albanologjisë”. Sesioni i Folklorit dhe etnomuzikologjisë do ta ketë temën bosht “Trashëgimia kulturore si kujtesë: këngët, rrëfimet, fotografitë”. (Instituti Albanologjik, ora 10:00)

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, organizon një takim për shqyrtimin e alternativave të financimit të projekteve strategjike të prezantuara në Konferencën e Investitorëve Amerikanë 2026.
Diskutimi do të udhëhiqet nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Marrin pjesë përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, European Bank for Reconstruction and Development, Ambasada e Luksemburgut, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, American Chamber of Commerce in Kosovo, Kosovo United States Association si dhe përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë. (Selia e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ora 10:30)

Banka Botërore, si partner zbatues i nismës së financuar nga Bashkimi Evropian “EU4 Rule of Law”, prezanton gjetjet për Kosovën nga anketa e fundit rajonale e drejtësisë. Marrin pjesë: ushtruesja e detyrës së Shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë Eva Palatova, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi dhe anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Artan Abazi.

(Sëiss Diamond Hotel, ora 10:30)

Nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, organizohet mbledhje komemorative, në nderim të anëtarit të Kryesisë së LDK-së dhe bashkëpunëtorit të presidentit Rugova, prof. dr. Alush Gashi. (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, ora 11:00)

Hapet ekspozita udhëtuese dhe paralele ndërkombëtare “E zor amendar – Fuqia brenda nesh”, e cila prezantohet njëkohësisht në Muzeun Helinä Rautavaara në Finlandë. (Qendra Multikulturore KRAH, Rruga B, Prishtinë, ora 11:00)

Partia Socialdemokratike do të zhvillojë aktivitet afër zyrës së Vetëvendosjes. Prononcim për media do të japë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. (Zyret e LVV-së në Aktash, ora 13:00)

Avokati Gent Gjini do të dorëzojë ankesë në Prokurorinë Speciale për hedhjen e kallëzimit penal ndaj Dimal Bashës lidhur me rastin e Astrit Deharit. (Prokuroria Speciale ora 13:00)

Me rastin e 27-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve, këshillat organizues të fshatrave Runjevë dhe Stagovë, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe me përkrahjen e Komunës së Kaçanikut, organizojnë manifestime përkujtimore. (Shkolla Fillore ”Agim Bajrami” në Stagovë, ora 14:00)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button