Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet në Shtime një 30-vjeçar i kërkuar për vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një 30-vjeçar, i cili ishte në kërkim nga Gjykata për veprën penale “Vjedhje”.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.

“Më datën 20.05.2026, rreth orës 18:20, nga hetuesit e Stacionit Policor në Shtime është ndaluar personi F.Xh. (30 vjeç), i cili ishte në kërkim në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj”, ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit, pas ndalimit, personi është dërguar në vuajtje të dënimit prej katër muajsh e gjysmë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button