Kaloni te përmbajtja kryesore

Neymar i jep fund karrierës me Brazilin

Ylli brazilian Neymar Junior ka konfirmuar zyrtarisht tërheqjen nga kombëtarja e Brazilit, duke mbyllur një kapitull të jashtëzakonshëm me fanellën verdhejeshile.

Në deklaratën e tij, sulmuesi u shpreh.

“Historia ime me Kombëtaren e Brazilit ka përfunduar. Gjithmonë kam luftuar për të mbrojtur ngjyrat e kësaj fanele. Por nuk dua të luaj më.”

Neymar largohet si golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit, me 80 gola në 130 paraqitje, duke lënë pas një trashëgimi që do të mbetet gjatë në futbollin brazilian.

Gjatë karrierës së tij me “Seleçaon”, ai fitoi Medaljen e Artë Olimpike (Rio 2016) dhe FIFA Confederations Cup (2013).

Edhe pse nuk arriti ta fitonte Kupën e Botës, Neymar ishte për më shumë se një dekadë figura kryesore e Brazilit dhe një nga futbollistët më të talentuar të gjeneratës së tij. Largimi i tij shënon fundin e një epoke për kombëtaren pesë herë kampione të botës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button