Anglia mund të luajë me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve

Aston Villa i dha fund pritjes 44-vjeçare për një trofe evropian pasi mposhti Freiburgun me rezultat 3:0 në finalen e Ligës së Evropës, duke mbajtur njëkohësisht gjallë mundësinë që Premier League të ketë gjashtë skuadra në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Unai Emery e kishte siguruar tashmë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve përmes renditjes në top-pesëshen e kampionatit anglez, por triumfi në Evropë mund të sjellë një skenar të veçantë për klubet angleze. Nëse Villa e mbyll sezonin në vendin e pestë dhe njëkohësisht kualifikohet si fituese e Ligës së Evropës, atëherë vendi shtesë i fituar nga Anglia përmes performancës evropiane do t’i kalonte skuadrës së vendit të gjashtë.
Në këtë mënyrë, gara për pozitën e gjashtë mbetet e hapur mes Bournemouthit dhe Brightonit. Bournemouth do ta sigurojë pozitën e gjashtë nëse shmang humbjen ndaj Nottingham Forest., ose nëse Brighton nuk fiton ndaj Manchester United.. Në rast se Bournemouth humbet dhe Brighton fiton, atëherë skuadra nga “Amex Stadium” do ta marrë vendin e gjashtë në tabelë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?