Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy vajza të zhdukura brenda ditës në Fushë Kosovë

Policia po heton dy raste të ndara të personave të zhdukur në Fushë Kosovë.

Dy prindër kanë raportuar se vajzat e tyre të mitura janë larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

“20.05.2026, 12:30. Ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij viktima f/k e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, njofton Policia.

E, në mbrëmje, një rast tjetër është raportuar në rrugën “Hamdi Grajqevci”.

“Rr. Hamdi Grajqevci, Fushë Kosovë 20.05.2026, 22:00. Ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij viktima f/k, e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, bën të ditur policia.

Rastet janë duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button