21 amandamente të LDK-së nuk u përfshinë në buxhet, Abdixhiku: Për keqardhje, u refuzua zhvillimi

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës e miratoi Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026. Miratimi u bë pa përfshirjen e amandamenteve që kishte propozuar grupi parlamentar i LDK-së.
Kreu i LDK-së tha se 21 amendamente të LDK-së u refuzuan të përfshiheshin në këtë buxhet.
Ai ka potencuar se ndër to ishte Unaza e Kryeqyteti, mësimi tërëditor në Kosovë, digjitalizimi i shëndetësisë, spitali i Prishtinës e të tjera.
Abdixhiku ka thënë se refuzimi për përfshirjen e këtyre amandamenteve ishte refuzim politik i vizionit, i zhvillimit dhe i përgjegjësisë shtetërore.
“Ky nuk ishte refuzim teknik. Ishte refuzim politik i vizionit, i zhvillimit dhe i përgjegjësisë shtetërore. Dhe për këtë ndjejmë vetëm keqardhje. Keqardhje që fëmijëve u mohohet mësimi tërëditor si çdo fëmije tjetër në Evropë. Keqardhje që pacientëve u mohohet shërbimi dinjitoz e modern me shekullin e sotëm. Keqardhje që Kryeqytetit i mohohet zhvillimi; i mbahet kaosi e ngufatja. Keqardhje që historia trajtohet pa ndjeshmëri; Kosharen e Lubeniqin e përdorin vetëm për vizita fotografike.
LDK do të vazhdojë të avokojë dhe të shtyjë përpara projekte të jetës reale, të ekonomisë reale dhe të vizionit zhvillimor të vendit tonë”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Postimi i plotë:
21 amendamente të LDK-së për Buxhetin e Kosovës u refuzuan. Me to u refuzua zhvillimi. U refuzua e ardhmja. U refuzua interesi publik. Fundja nuk ishin të LDK-së, ishin të vet Kosovës.
Ndër amendamentet më të rëndësishme që shumica vendosi t’i bllokojë ishin projekte jetike për qytetarët dhe shtetin.
Refuzuan:
– Unazën e Kryeqyteit
– Mësimin tërëditor në Kosovë
– Digjitalizimin e shëndetësisë
– Spitalin e Prishtinës
– Digjitalizimin e të gjitha shkollave
– Memorialin e Kosharës e Muzeun e Lubeniqit.
Ky nuk ishte refuzim teknik. Ishte refuzim politik i vizionit, i zhvillimit dhe i përgjegjësisë shtetërore. Dhe për këtë ndjejmë vetëm keqardhje.
Keqardhje që fëmijëve u mohohet mësimi tërëditor si çdo fëmije tjetër në Evropë. Keqardhje që pacientëve u mohohet shërbimi dinjitoz e modern me shekullin e sotëm. Keqardhje që Kryeqytetit i mohohet zhvillimi; i mbahet kaosi e ngufatja. Keqardhje që historia trajtohet pa ndjeshmëri; Kosharen e Lubeniqin e përdorin vetëm për vizita fotografike.
LDK do të vazhdojë të avokojë dhe të shtyjë përpara projekte të jetës reale, të ekonomisë reale dhe të vizionit zhvillimor të vendit tonë.