Plagoset një grua në Istog, dërgohet në Spitalin e Pejës

Një grua është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në komunën e Istogut.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i PK për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka njoftuar se viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës.

‘’Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar nga emergjenca në Istog se një person është plagosur me armë zjarri, e njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar’’, ka thënë Rugova.

Back to top button