Kaloni te përmbajtja kryesore

Hoeness: Kane është transferimi ynë më i mirë në histori, Barcelona ska para ta blejë

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka hedhur poshtë me tallje zërat për një interesim të Barcelonës ndaj Harry Kane.

Pas finales së DFB-Pokal, ku sulmuesi anglez shkëlqeu me një tregolësh duke i dhënë bavarezëve trofeun, Hoeness deklaroi hapur se katalanasit nuk kanë asnjë shans financiar për të përballuar një transferim të tillë.

Kur u pyet nëse Kane do të qëndrojë gjatë në Mynih, kreu bavarez u përgjigj me ironi të prerë për Das Erste:

“Po, dhe Barcelona nuk ka para gjithsesi.”

Transferimi më i mirë në histori

Hoeness nuk i kurseu lëvdatat për kapitenin e Anglisë, duke e cilësuar atë si goditjen më të madhe në historinë e gjigantit gjerman:

“Harry Kane është transferimi më i mirë që kemi bërë ndonjëherë.”

Për më tepër, zyrtari i lartë i Bayernit ia bëri të qartë botës së futbollit se klubi i tij nuk ka nevojë të shesë yjet për të balancuar bilancet financiare, duke thënë:

“FC Bayern është një klub blerës, jo një klub shitës.”

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button