Asnjë lojtar i Real Madridit në listën e Spanjës

Trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, ka publikuar sot listën përfundimtare me 26 futbollistë për Kupën e Botës 2026.
Në atë që po konsiderohet një befasi e madhe, asnjë lojtar i vetëm nga Real Madridi nuk është ftuar për të përfaqësuar “La Rojan” në këtë turne, raporton Marca.
Mungesa më e spikatur është ajo e veteranit Dani Carvajal. Mbrojtësi i djathtë, i cili u përshëndet me klubin madrilen të shtunën mbrëma, nuk ishte përfshirë as në listën paraprake prej 56 lojtarësh si pasojë e problemeve me lëndime dhe mungesës së minutazhës gjatë sezonit, ndonëse kishte qenë një nga të besuarit e De la Fuentes në vitet e fundit.
Lojtarë të tjerë si Dean Huijsen, Fran Garcia, Alvaro Carreras, Raul Asencio dhe Gonzalo Garcia ishin përfshirë në listën e gjerë, por asnjëri prej tyre nuk arriti të sigurojë një ftesë në skuadrën përfundimtare.
Përjashtimi i Huijsen shihet si surpriza kryesore, duke marrë parasysh se trajneri kishte llogaritur në të si titullar në të kaluarën e afërt. Sidoqoftë, forma e tij me luhatje gjatë këtij sezoni bëri që ai të zëvendësohet nga emra si Eric Garcia i Barcelonës.
Nga ana tjetër, mesfushori Dani Ceballos nuk ishte marrë asnjëherë në konsideratë për këtë grumbullim.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?