Kaloni te përmbajtja kryesore

Tre të lënduar në aksidentin mes tri veturave në rrugën Viti-Kllokot

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet tri automjeteve të ndodhur sot në rrugën Viti-Kllokot.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim emergjent në Gjilan

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve të aksidenteve, të cilat janë duke i hetuar rrethanat e rastit.

“Me datën 25.05.2026 rreth orës 13:15 kemi pranuar informacion se në aksin rrugor Viti-Kllokot ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në të cilin kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan. Hetues policor të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti”, tha Osmani.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button