Kaloni te përmbajtja kryesore

KQZ sqaron rregullat e votimit me kusht për zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar për mënyrën e organizimit të votimit me kusht në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Sipas njoftimit të KQZ-së thuhet se procesi zgjedhor do të zhvillohet në të gjitha 38 komunat e Republikës së Kosovës, përmes gjithsej 949 qendrave të votimit.

Në njoftim bëhet e ditur se votuesit në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës mund të votojnë me kusht në cilëndo komunë të vendit.

Po ashtu, në secilën komunë do të jetë e përcaktuar vetëm një qendër e votimit me kusht, e cila do të shërbejë për realizimin e këtij procesi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button