Gjykata i lë të lirë tre personat që u kapën me 1 milion euro në Merdarë

Gjykata e Prishtinës ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve, të cilëve iu gjetën rreth 1 milion euro të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni.

Nga gjykata thuhet se, Prokuroria s’ka arritur të vërtetoj e ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit E.A., A.K. dhe A.L., kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen, dhe se, nuk është përmendur asnjë provë, ‘’sado sipërfaqësore’’.

Në arsyetimin e Gjykatës thuhet se kërkesës për caktimin e paraburgimit nuk i janë bashkëngjitur as provat minimale për këtë fazë të procedurës, sic janë procesverbali i kontrollit të automjetit e as vërtetimi për sekuestrim të sendeve.

“Andaj, duke u gjendur në këtë situatë dhe në mungesë të materialit provues, gjykata është e obliguar të zbatoj nenin 163 par.3 të KPPRK-së dhe të liroj të pandehurit E.A., A.K. dhe A.L’”, thuhet mes tjerash në njoftim

Kjo shumë parash është zbuluar nga doganierët dhe policët kufitarë të Kosovës në një furgon që po hynte nga Serbia në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdarë më 24.02.2026.

Të dyshuarit në këtë rast janë Aurel Kaziu, pjesëtar i Policisë së Shqipërisë, dhe Ardit Laska dhe Edmir Ahmagjokaj.

Back to top button