Kaloni te përmbajtja kryesore

Dua Lipa i jep fund beqarisë, martohet me Callum Truner

Ylli nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa dhe Callum Turner u martuan sot gjatë një ceremonie intime, ku morën pjesë disa miq dhe familjarë.

Këngëtarja dhe aktori i Hollivudit shkëmbyen betimet në Bashkinë e Old Marylebone këtë pasdite, përcjell portali rtv21.tv
Dua, 29 vjeç, mahniti me një kapelë të bardhë, fustan dhe doreza, dorë për dore, me bashkëshortin e saj të -vjeçarin Callum, i veshur me një kostum dhe kravatë ngjyrë blu të errët.

Tetë miq dhe familjarë qëndruan në të dyja anët e shkallëve në Marylebone Registry dhe hodhën konfeti ndërsa çifti plot gëzim po hynte në një taksi të zezë.

Ishte një ngjarje e thjeshtë që i bëri ata ligjërisht burrë e grua përpara dasmës së tyre të dytë – një ngjarje luksoze tre-ditore në Siçili.

“The Sun” këtë javë zbuloi se si çifti i famshëm po planifikonte një festë të mbushur me yje në ishullin italian, që do të fillonte të enjten.

Miqtë e shoubiz-it, përfshirë këngëtaret Charli XCX dhe Tove Lo, janë në listën e të ftuarve.
Madje ka edhe zëra se Sir Elton John, me të cilin Dua bashkëpunoi në këngën e vitit 2021 “Cold Heart”, mund të performojë.

E frymëzuar nga shoqja Charli, burime të brendshme thonë se ceremonia do të jetë një ngjarje masive dhe luksoze.

“Ata marrë me qira disa ambiente të mëdha për ekstravagancën me shumë ngjarje”, tha një burim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button