Kaloni te përmbajtja kryesore

Qorolli: Byroja nuk është gjah shtrigash

(Lajm i përditësuar)


Qorolli: Byroja nuk është gjah shtrigash

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Vigan Qorolli, në debatin zgjedhor të RTV21 u zotua se Byroja do të prodhoj drejtësi.

Ai shtoi se Byroja nuk është gjah politik apo gjah shtrigash.

”Në asnjë rrethanë nuk ka politizim të burosë. Përshkak të raportimeve të shumta që niveli i korrupsionis në Kosovë është i lartë, atëherë byroja në këtë rast nuk është gjah politik, as gjah shtrigash. por vetëm do të prodhoj drejtësi”, theksoi ai./RTV21/21Media


Qorolli: Vetting-u po mbetet peng për shkak të pamundësisë politike

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Vigan Qorolli, në debatin zgjedhor të RTV21 tha se vetting-u në sistemin e drejtësisë vazhdon të mbetet peng përshkak të pamundësisë objektive të partive politike.

“Filtrat të cilët janë emëruar gjykatësit dhe prokurorët, pastaj nuk kanë qenë shumë cilësorë në mënyrë që të lejojmë në këto momente, për periudhën nga viti 2021 nën qeverisjen e Kurtit të filloj një proces i vlerësimit të performancës dhe integritetit. Plani i madh që quhet vetting në sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë peng përshkak të pamundësisë objektive politike të ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës sepse edhe Gjykata Kushtetuese ka thënë që mënyra më e duhur e të bërit vetting është përmes planeve kushteuese”, tha ai.

Ai shtoi se qytetarët më shumë kanë besim në politikë se sa në drejtësi./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button