Kaloni te përmbajtja kryesore

Ismajli: Deklarata e anëtares së KPM-së mund të jetë thënë nga mllefi

(Lajm i përditësuar)

Ismajli: Deklarata e anëtares së KPM-së mund të jetë thënë nga mllefi

Profesori Faton Ismajli, në emisionin “Click” në RTV21, ka komentuar deklaratat lidhur me kompetencat e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), duke i cilësuar ato si të pabazuara në ligj.

“Kufiri mes asaj ku definohet liria e fjalës dhe liria e mediave ka diskutime të shumta, por liria e fjalës dhe e mediave përfundon aty ku cenohet liria e tjetrit”, tha Ismajli.

Ai tha se deklaratat e anëtares së re të KPM-së duhet të merren me shqetësim, duke pasur parasysh pozitën që ajo mban në një institucion të rëndësishëm për mediat.

“Deklarata e anëtares së re të KPM-së duhet të merret me shqetësim për shkak se po e thotë një zyrtare e një institucioni të rëndësishëm për mediat. Por, në anën tjetër, deklarata e saj është naive, e pabazuar në rregullore dhe në ligj. Është e thënë nga mosdija e saj ose politikisht. Deklarata e saj nuk ka asnjë bazë ligjore, është e pabazuar në rregullore, pra deklarata e saj është thënë ndoshta edhe nga mllefi për ndonjë emision që nuk i ka pëlqyer”, tha Faton Ismajli.


Ismajli: Mungon alternativa e re politike që i sfidon partitë ekzistuese, të gjitha të kënaqura me rezultatin

Profesori Faton Ismajli ka komentuar rezultatet zgjedhore, duke thënë se mungesa e konkurrencës reale politike ka krijuar një situatë ku, sipas tij, të gjitha partitë shprehen të kënaqura me rezultatet, pavarësisht pritshmërive.

“Rezultatet zgjedhore, mungesa e konkurrencës e kanë bërë këtë kënaqësi të opozitës dhe pushtetit. Nuk kam parë askund në botë që partia e katërt të kënaqet që nuk e ka kaluar pragun, partia e tretë të kënaqet që ka dalë e treta, partia e dytë të gëzohet që është e dyta, dhe partia e parë të gëzohet që është e para, edhe pse nuk i ka marrë votat që i ka planifikuar”, tha Ismajli.

Ai shtoi se në vend mungon një alternativë e re politike që do të ndryshonte këtë dinamikë.

“Në këtë vend nuk ka alternativë të re politike që do t’u lëvizte komoditetin këtyre partive. Këto parti janë të kënaqura me këtë rezultat”, deklaroi Ismajli.


 ”Partitë politike që deklarohen se nuk kanë vija të kuqe e kanë gabim”, Ismajli

Profesori universitar, Faton Ismajli, në emisionin “Click” në RTV21, ka folur për procesin e bisedimeve politike pas zgjedhjeve, duke theksuar se është normale që partitë të diskutojnë për vijat e kuqe dhe temat mbi të cilat mund të bashkëpunojnë.

“Gjëja më normale pas zgjedhjeve është të diskutohet për vijat e kuqe që partitë kanë për temat që diskutohen”, tha Ismajli.

Ai shtoi se partitë politike nuk duhet të heqin dorë nga parimet e tyre gjatë negociatave.

“Partitë politike që deklarohen se nuk kanë vija të kuqe e kanë gabim. Vijat e kuqe duhet të vendosen për temat që diskutohen mes partive”, deklaroi Ismajli.


Ismajli: Të gjitha dënimet ndaj mediave të kundërligjshme

Faton Ismajli, në emisionin “Click” në RTV21, ka komentuar dënimet e shqiptuara ndaj mediave gjatë fushatës zgjedhore, duke i cilësuar ato si të kundërligjshme.

Sipas tij, vendimet e marra nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) nuk kanë bazë ligjore, pasi mandati i kryeshefit ekzekutiv ka përfunduar.

“Të gjitha dënimet janë të kundërligjshme, sepse mandati i kryeshefit ekzekutiv e ka përfunduar afatin ligjor. Ne kemi vendime që e sqarojnë se ai nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se dy vite. Mediat gjithmonë e kanë fituar betejën dhe do ta fitojnë edhe tash”, tha Ismajli.


Ismajli: KPM nuk mund të mbyllë televizione sipas preferencave

Faton Ismajli, në emisionin “Click” në RTV21, ka komentuar deklaratat lidhur me kompetencat e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), duke i cilësuar ato si të pabazuara në ligj.

“KPM nuk mund të mbyllë asnjë televizion e asnjë emision, sepse ka një mori rregullash. KPM ka synuar edhe më herët mbylljen e një televizioni, por përtej lojërave të KPM-së, ekziston një tendencë që mediat të rregullohen dhe të dënohen jo në bazë të rregullave, por në bazë të preferencave. Kjo është një tendencë e pabazuar në ligj”, tha Ismajli.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button