Dy persona në ndalim policor, dyshohen për manipulim në testin për patentë shofer

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë Veri, në bashkëpunim me Stacionin Policor Mitrovicë Veri, ka ndërmarrë veprime hetimore pas identifikimit të një rasti të dyshuar të manipulimit gjatë procesit të testimit për patentë shoferi.
“Dyshohet se një person kishte tentuar të hyjë në testin me shkrim në emër të një kandidati tjetër. Pas veprimeve policore janë arrestuar të dyshuarit dhe janë sekuestruar prova materiale, përfshirë dy telefona celularë dhe 2,000 euro para të gatshme që ndërlidhen me rastin.
Me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuar janë dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa një person tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.