Begaj: Liria e Kosovës erdhi me lu*tën e UÇK-së dhe vendosmërinë e aleatëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën në 27-vjetorin e çlirimit.
Ai ka shprehur mirënjohje për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës.
“Liria e Kosovës erdhi në sajë të sakrificës sublime të mijëra burrave dhe grave, luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendosmërisë së aleatëve tanë strategjikë. Faleminderit NATO-s që qëndroi në anën e drejtësisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor në një nga momentet më vendimtare të historisë së kombit tonë! Lavdi të përjetshme dëshmorëve të lirisë!” ka shkruar Begaj në Facebook.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?