“Nëse kishin pas fytyrë, deputetët e GUXO-s do ta mbështesnin Osmanin”, Zefaj

(Lajm i përditësuar)
“Nëse kishin pas fytyrë, deputetët e GUXO-s do ta mbështesnin Osmanin”, Zefaj
Analisti politik Engelbert Zefaj në emisionin ”Horizonti i Mesditës” në RTV21 ka folur për rolin e Vjosa Osmanit brenda partisë GUXO dhe mungesën e mbështetjes nga deputetët e saj. Sipas Zefajt, mbështetja e deputetëve ndaj saj do të kishte treguar autoritet politik dhe përkushtim ndaj vizionit të partisë.
“Nëse kishin pas pak fytyrë këta deputetët e GUXO-s, do ta kishin mbështetur Vjosa Osmanin, sepse ajo i ka bërë figura politike. Kishin pas lirisht mundësi të krijonin një grup parlamentar të GUXO-s në mbështetje të Vjosa Osmanit dhe të tregojnë autoritet politik. Edhe ka kohë që ata mund ta bëjnë këtë, por nuk po e bëjnë.”, tha Zefaj ndqr tjera.
Zefaj: Vjosa Osmani është shtylla e GUXO-s
Engelbert Zefaj, analist politik, në emisionin ”Horizonti i Mesditës” në RTV21 komentoi rolin e Vjosa Osmanit brenda partisë GUXO dhe ndikimin e mundshëm në mbështetësit e saj.
“Momenti që Vjosa Osmani e përfundon mandatin dhe vendi do të shkojë në zgjedhje, atëherë i bie që Vjosa Osmani të krijojë një parti tjetër ose të integrohet te një parti tjetër. Në asnjë mënyrë tjetër në GUXO. Atëherë edhe përkrahësit ia kthejnë shpinën GUXO. Vjosa Osmani është shtylla e GUXO-s.”
Zefaj theksoi rëndësinë e lidershipit të Osmanit për stabilitetin dhe unitetin e partisë, duke vënë në dukje se largimi i saj mund të shkaktojë ndryshime të mëdha në mbështetjen politike të GUXO-s./RTV21/21Media