Martohen Princ Leka dhe Blerta Celibashi, ajo merr titullin Princeshë e Shqiptarëve

Martohen Princ Leka dhe Blerta Celibashi.
Oborri Mbretëror ka njoftuar se martesa është kremtuar në një ceremoni private, duke ruajtur karakterin e saj intim dhe solemn.
Sipas njoftimit, fotografia zyrtare e publikuar me këtë rast është realizuar në Apponyi Castle në Slovakia. Zgjedhja e këtij ambienti historik, që ka shërbyer si rezidencë e familjes fisnike të Queen Geraldine of Albania, është bërë për të nderuar trashëgiminë e saj dhe origjinën hungareze, e cila mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së Familjes Mbretërore Shqiptare.
Në njoftim thuhet gjithashtu se, pas martesës me Leka Zogu, Princeshë Blerta do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve.
“Familja Mbretërore e ndan këtë lajm të gëzueshëm me kombin shqiptar dhe me miqtë e saj në mbarë botën”, përfundon njoftimi. /21Media