Terras: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

Sot, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputeti Riho Terras, ka zhvilluar vizitë në vend.
Pas takimeve Terras është deklaruar përmes një postimi në platformën “X”, në të cilin ka njoftuar se ka diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe për zgjerimin e BE-së.
‘’Përshëndetje nga Prishtina! Sot në mëngjes u takova me Albulena Haxhiun, Glauk Konjufcën dhe Bedri Hamzën. Diskutuam për situatën politike në Kosovë dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.’’, ka thënë ai.
Terras deklaroi se e ardhmja e Kosovës është në BE, duke shtuar se anëtarësimi kërkon reforma.
‘’E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, por anëtarësimi kërkon reforma. Ne po punojmë në këtë drejtim.’’, ka shkruar ai.
Gjatë vizitës në Kosovë Terras, sot ka takuar ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiun, ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën./21Media
Greetings from #Pristina!
This morning I met with @albulenahaxhiu_, @KonjufcaGlauk, and @bedrihamzarks.
Discussed #Kosovo‘s politics and #EU enlargement.
🇽🇰’s future lies in the 🇪🇺, but membership requires reforms. We’re working on that.@eu_enlargement_ @Europarl_EN pic.twitter.com/AvytwfdDNi— Riho Terras (@RihoTerras) July 7, 2026
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?