Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Ekonomisë për minimizim të skandalit

(Lajmi i përditësuar)


Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Ekonomisë për minimizim të skandalit

Visar Azemi në cilësinë e dëshmitarit është duke dhënë dëshminë e tij në departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës lidhur me njehsorët elektrik.

Azemi në një konferencë për medie, tha se është ftuar nga prokuroria në cilësinë e dëshmitarit dhe do t’i paraqes dëshmitë e tij.

Sipas tij, ky skandal i madh me njehsorët elektrik po tenton të minimizohet nga ana e KEDS dhe Ministrisë së Ekonomisë.

“Unë jam ftuar nga drejtoria për krime ekonomike për t’i paraqitur dëshmitë e mijë që i kam mbledhur dhe qytetarëve që mi kanë dërguar në adresën time të paraqes të gjitha të dhënat duke besuar në policinë dhe prokurorinë e Kosovës”, tha ai.

Visar Azemi nga LDK paralajmëroi se do te iniciojë edhe një peticion përmes të cilit do të kërkohet kthimi i parave tek qytetarët.


LDK-ja sot i çon në polici dëshmitë për skandalin e KEDS-it me njehsorët elektrikë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do t’i dorëzojë në Polici të gjitha dëshmitë lidhur me siç e ka quajtur “skandalin me njehsorët elektrikë”.

Dorëzimi do të bëhet nga deputeti Visar Azemi, në orën 09:00, në Stacionin Policor në Prishtinë.

Dy ditë më parë, Azemi ka kërkuar ndalimin e çdo ndërhyrjeje në njehsorët elektrikë, duke paralajmëruar se veprime të tilla mund të çojnë në zhdukjen e provave. Ai ka theksuar se ndërrimi i njehsorëve, sidomos në rastet me dyshime për matje të pasakta të energjisë, ngre shqetësime për pengim të hetimeve.

Deputeti i LDK-së ka kërkuar pezullimin e veprimeve të KEDS-it dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë deri në përfundimin e hetimeve dhe sigurimin e të gjitha provave. Ai ka paralajmëruar se çdo manipulim i mundshëm i provave përbën shkelje ligjore dhe duhet trajtuar si vepër penale.

Ndërkohë gjatë një konference për media të mëhershme, Lidhja Demokratike të Kosovës ka ngritur akuza për manipulim sistematik të faturimit të energjisë elektrike, i cili sipas tyre ka dëmtuar qytetarët me miliona euro.

Back to top button