Canaj: Badihava le të mbajë ”ymyd”, Osmani nuk kthehet si kandidate për president

(Lajm i përditësuar)
Canaj: Badihava le të mbajë ”ymyd”, Osmani nuk kthehet si kandidate për president
Analisti politik Blerim Canaj komentoi një deklaratë të Vjosa Osmanit të dhënë sot në një intervistë televizive lidhur me kandidimin e saj për presidenete.
“Badihava le të mbaj ”ymyd” Osmani nuk kthehet si kandidate për president. Por, mesa ka thënë, është dashur të na tregojë se presidenca nuk e ka përfaqësuar Kosovën siç mendojnë të tjerët,” tha Canaj.
Ai shtoi se perceptimet për përfaqësimin e Kosovës gjatë mandatit të saj kanë qenë të ndryshme, por Canaj vlerësoi përgatitjen e saj për angazhime të mëtejshme politike.
“Badihava le të thonë në media se e kam përfaqësuar Kosovën. Koha e saj ka shkuar; është mirë që të përgatitet për zgjedhje dhe të jetë pjesë e listës së Lumirit, siç po thonë,” përfundoi Canaj.
“Jo më president që e ka dikush në grusht”, Canaj: Na duhet një president i meçëm
Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka ngritur dilema të forta lidhur me përzgjedhjen e presidentit të ardhshëm, duke vënë në pikëpyetje qëllimet e partive politike dhe të kryeministrit Albin Kurti.
Canaj theksoi nevojën për një president të pavarur dhe me integritet, duke kritikuar qasjet e deritanishme politike.
“Na duhet një president i ‘mecëm’, por pyetja është a po don Kurti një president të tillë. Edhe partitë tjera, pyetja është: a duan një president të pavarur apo një president që e ka dikush në grusht,” tha Canaj.
Ai përmendi edhe përvojat e kaluara, duke aluduar në mënyrën se si është ushtruar ndikimi politik mbi presidencën.
“Një herë patëm Vjosa Osmanin që e pati në grusht Albin Kurti dhe mendoj që tash është koha që të kemi një president që ka dije dhe di çka don dhe çka i duhet shtetit,” u shpreh ai./RTV21/21Media