Çmimi i naftës sot në Kosovë kushton më i shtrenjte se dje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se çmimi i lejuar për naftën sot është 1.89 euro për litër.
Në tregjet botërore u raportua për një rënie të ndjeshme të çmimit të naftës pas armëpushimit dyjavor të njoftuar mes SHBA-së dhe Iranit.
“Bazuar në vendimin e MINTI-t, të datës 05.04.2026 për çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 08.04.2026: Nafta (dizel): 1.89 euro/litër; Benzina: 1.46 euro/litër; Gas: 0.77 euro/litër. Ankesat e qytetarëve mund të adresohen në: konsumatori@rks-gov.net ose në nr. tel.: 0800 11000”, thuhet në njoftimin e MINT-it.