“O zotni, jo…” “Mos ia mbaj zhagun kësaj qeverie”, debat i fortë mes analistëve në RTV21

(Lajm i përditësuar)

“O zotni, jo…” “Mos ia mbaj zhagun kësaj qeverie”, debat i fortë mes analistëve në RTV21

Në emisionin “Click” në RTV21, analistët politikë Shemsi Jashari dhe Blerim Canaj zhvilluan një debat të ”ashpër” mbi Qeverinë e Albin Kurti dhe rolin e partive opozitare.

Shemsi Jashari kritikoi veprimet e kryeministrit, duke vënë në pikëpyetje përdorimin e besimit të qytetarëve:

“Çka nëse partitë opozitare vendosin me i mbyll partitë, a i jep të drejtë Kurtit me abuzuar me besimin e qytetarëve? Mos e arsyeto Kurtin, mos ia mbaj zhagun kësaj qeverie,” tha Jashari.

Në anën tjetër, Blerim Canaj kundërshtoi këtë qasje, duke e cilësuar Qeverinë si rezultat të dobësisë së opozitës:

“Kurtin e kemi dhuratë për shkak që e kemi opozitën të dobët. Për shkak o zotni, jo më i mbyll partitë që nuk mundesh me mujt tri herë, lsho udhë,” tha Canaj.


”Përplasje” në ”Click”, bizneset protestuan apo jo mjaftueshëm?

Një debat me tone ”kundërshtuese” është zhvilluar në ”Click” të RTV21 ndërmjet kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, dhe analistit politik Shemsi Jashari, lidhur me angazhimin e bizneseve ndaj politikave qeveritare.

Jashari vlerësoi se komuniteti i biznesit nuk ka ushtruar presion të mjaftueshëm ndaj Qeverisë për të ruajtur një klimë të favorshme të të bërit biznes në vend.

“Edhe sektori i biznesit ka bërë pak për të ushtruar presion te Qeveria që të ruhet kjo klimë e të bërit biznes në Kosovë,” u shpreh ai.

Në anën tjetër, Shahini kundërshtoi këtë vlerësim, duke theksuar se bizneset kanë reaguar dhe madje kanë protestuar ndaj vendimeve qeveritare.

“Për herë të parë, organizatat e bizneseve kanë protestuar ndaj kësaj qeverie dhe kemi protestuar vazhdimisht,” deklaroi Shahini.

Debati u ashpërsua më tej kur Jashari vuri në dyshim shtrirjen e këtyre protestave, duke theksuar se ato kanë qenë të kufizuara.

“Ju keni dalë në rrugë një apo dy herë,” tha Jashari./RTV21/21Media

Back to top button