“Kosova po shkon drejt zgjedhjeve”, Kurti tregon ofertat që ia bëri Abdixhikut

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u deklarua pas takimit me Liderin e LDK-së Lumir Abixhiku.
Ai tregoi ofertat që ia bëri këtij të fundit për të zgjidhur çështjen e presidentit
“Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja tërësisht të pa nevojshme”, tha ai.
“U refuzua oferta jonë që LDK-ja të ketë zëvendëskryeministrin dhe katër ministri me shpjegimin që LVV të ketë të tri pozitat e larta të udhëheqjes shtetërore, atëherë ne bëmë një ofertë tjetër për LDK-në e kjo që pozita e kryetarit dhe nënkryetarit ë Kuvendit të pësojnë rrokadë ashtu që LDK-ja zë pozitën e kryetarit të Kuvendit e Albulena Haxhiu do të bëhej nënkryetare e Kuvendit”,. shtoi Kurti./21Media