Rama për vdekjen e Qosjes: Lamtumirë shqiptar i mirë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.
Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit.
“Lamtumirë shqiptar i mirë. Ngushëllime vëllazërore familjes, të afërmve e miqve të Profesor Rexhep Qoses”, ka shkruar Rama në Facebook.
Rexhep Qosja u nda nga jeta të enjten, më 23 prill 2026, ndërsa varrimi i tij u zhvillua në rreth të ngushtë familjar, sipas dëshirës së tij.