Ditë zie në Kosovë në nderim të akademik Rexhep Qosjes

U.d. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shpallur të premten, më 24 prill 2026, Ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja.
Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim është marrë për të shprehur respektin dhe mirënjohjen institucionale ndaj njërit prej personaliteteve më të shquara të kulturës dhe mendimit shqiptar.
“Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, shkruan Haxhiu.
Gjatë Ditës së zisë shtetërore, flamujt do të vendosen në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të Republikës së Kosovës.
Sot, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare akademik Rexhep Qosja.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit është zhvilluar në praninë e rrethit të ngushtë familjar.