Fillon largimi i ekraneve të vendosura pa leje në Prishtinë

Komuna e Prishtina ka ndërmarrë një aksion për largimin e ekraneve të mëdha të vendosura pa leje në hapësirat publike të qytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Përparim Rama, i cili përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar për fillimin e këtij aksioni.

Ai ka publikuar edhe fotografi nga terreni, ku shihen ekipet komunale duke larguar një billboard të madh.

Back to top button