Tahiri: Procesi për Presidentin vetëm emrin demokraci nuk e ka, nuk bëhemi pjesë e tij

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se partia e tij po e përcjell me shqetësim zhvillimin e procesit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, por nuk do të bëhet pjesë e proceseve që sipas tij nuk janë demokratike.
Ai tha se AAK po qëndron në zyrat e saj në Kuvend, duke e ndjekur situatën me përgjegjësi, por duke mos marrë pjesë në atë që e cilëson si manipulim të opinionit publik.
“Jemi në Kuvend, në zyrat tona, duke e përcjellë me shqetësim të madh dhe përgjegjësi. Ne nuk bëhemi pjesë e një procesi i cili veç emrin demokraci dhe zgjedhje të presidentit nuk e ka, por është manipulim i opinionit publik,” tha Tahiri.