Dogana zbulon një punëtori për falsifikimin e këpucëve sportive

Produktet dhe pajisjet janë konfiskuar

 

Dogana e Kosovës mbrëmë ka organizuar një aksion i cili ka rezultuar në zbulimin e një punëtorie për falsifikimin e këpucëve sportive.

Sipas komunikatës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative se në një lokacion të dyshuar janë duke u prodhuar këpucë sportive të markave  tregtare “Adidas” dhe “Nike“, njësit e doganës kanë organizuar bastisjen e lokacioni.

Pas gjetjes së lokacionit në komunën e Skenderajt, njësit e doganës kanë ushtruar kontroll tek subjekti.

Gjatë kontrollit Dogana ka hasur në prodhim, gjegjësisht në sasi të konsiderueshme të mallrave, si këpucë  sportive të llojit të ndryshëm, ndër to dhe të markave tregtare  të mbrojtura, disa nga ato me etiketa me mbishkrim “Made in Vietnam”, etiketa të llojit të ndryshëm të mbathjeve sportive, fytyra të mbathjeve sportive, makina për shtypjen e markave tregtare etj.

Dogana ka konfiskuar, makinat për qepje, makinat për shtypjen e etiketave, këpucë sportive dhe pjesët e tyre.

Të gjitha produktet dhe pajisjet janë konfiskuar derisa rasti ka vazhduar tek njësit e hetime për zhvillimin e mëtejmë të hetime.

Nëpërmjet komunikatës Dogana ka ftuar qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse sipas tyre vetëm së bashku mund të mbrohet dhe ndërtohet shteti./21Media  

 

Back to top button