Haradinaj sot i drejtohet qytetarëve

(I plotësuar)

Jo nesër, por sot, Haradinaj do tu drejtohet qytetarëve

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj në një konferencë për media ka njoftuar që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot do tu drejtohet qytetarëve në në sheshin ”Zahir Pajaziti” e jo siç ishte paralajmëruar nga AAK për nesër.

Nitaj këtë e arsyeton që nuk e kanë menduar që Haradinaj mund të arrijë sot në Kosovë. Duke folur rreth pritjes që do të organizohet sot në Prishtinë, Nitaj tha se kjo është një pritje qytetare dhe jo pritje qeveritare apo politike. Andaj, edhe siç bëri të ditur ai, askush nuk do t’i dalë në pritje liderit të kësaj partie në aeroport, ata do ta presin së bashku me qytetarët në shesh, ndërsa në aeroport do të dalë vetëm bashkëshortja me fëmijët.

Ai u ka bërë edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve që tu bashkangjitur atyre në shesh.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka njoftuar se Haradinaj sot kthehet në Kosovë dhe nga ora 19:00, do të organizohet një pritje u Ramush Haradinaj do t’i drejtohet qytetarëve të tubuar.

AAK nëpërmejt një komunikate thotë se vendimi i sotëm për lënjën të lirë të Ramush Haradinajt, është një vendim lehtësues jo vetëm për Ramush Haradinajn dhe familjen e Partinë e tij, por është një vendim lehtësues për gjithë popullin e Kosovës.

Ramush Haradinaj nesër do t’u drejtohet qytetarëve nga sheshi

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sonte kthehet në Kosovë, ku Aeroportin e Prishtinës, do të pritet nga familja dhe simpatizantët e tij, ndërsa, nesër nga sheshi do t’i drejtohet qytetarëve. Kështu ka bërë të ditur kryetari i gurpit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Pak minuta më parë, ​Gjykata në Colmar të Francës ka vendosur që ta lirojë ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. Gjykata në Comar ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinjat,  kështu ai është liruar. Mbi të rëndonin akuzat e autoriteteve të Serbisë për, siç thuhet, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.

Në gjykatë ishin shkuar zyrtarë të vendit, ndërkohë që jasht saj, u mblodhën një numër i madh i qytetarëve, të cilët e prisnin daljen e Hradinajt. Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit në janar të këtij vitit nga autoritetet franceze, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë./21Media

Back to top button