Haradinaj: Institucionet e Kosovës nuk ishin në nivelin e duhur
“Nëse në Beograd mendojnë se ne harrojmë, e kanë gabim”
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë shqiptarët për përkrahjen që e kanë bërë që asnjëherë të ndihet vetëm, por institucionet e Kosovës nuk ishin në nivelin e duhur.
“Kur e kam thënë që po duan luftë, e kam pas me të vërtet sepse armikun e keq Serbisë duhet t’ia tregojmë vendin. Këta janë kriminel, këta kanë bërë krime në Kosovë. Nëse në Beograd mendojnë se ne harrojmë, e kanë gabim”, tha ai.
“Duhet t’ia bëjmë ashtu siç ja ka bërë kroati”, tha Haradinaj.
Haradinaj ndër të tjera tha se ata që e krijuar këtë situatë janë po të njëjtit që në kohë të luftës i sulmuan në shtëpinë e tyre në Gllogjan.
“Janë po këta njerëz që kanë provuar me na vra te gjithëve, Vuçiqi, Daçiqi e baba i tyre Milosheviqi”, ka thënë Haradinaj.