Euro ka shënuar ngritje 0,1 për qind në 1,0913 dollarë

Euro ka shënuar ngritje 0,1 për qind në 1,0913 dollarë

Valuta euro ka shënuar ngritje ndaj dollarit të enjten në tregun ndërkombëtar, në prag të takimit të Bankës Qendrore Evropiane (ECB).

Euro ka shënuar ngritje 0,1 për qind në 1,0913 dollarë. Valuta e përbashkët ka pasur edhe një javë të suksesshme, andaj për një moment të mërkurën arriti në nivelin më të lartë prej 1,0951 dollarësh.

Dollari shënoi rënie nga nivelet më të larta në katër javët e fundit prej 111,78 jenë.

Indeksi i dollarit, i cili mat vlerën e valutës amerikane ndaj gjashtë valutave tjera, ka rrëshqitur 0,2 për qind në 98,841 pikë.