Marsh për 1 Maj, policia hedh gaz lotsjellës
Turqia përkujton sot shoqëruar me tensione Ditën e Punëtorëve
Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë me rreth 200 protestuesish që dëshironin t’i bashkoheshin Sheshit Taksim në Stamboll me rastin e 1 majit, pavarësisht ndalimit nga ana e autoriteteve, sipas medias.
Turqia përkujton sot shoqëruar me tensione Ditën e Punëtorëve, dy javë pas referendumit ku rezultati është kontestuar nga opozita, duke forcuar në mënyrë të konsiderueshme kompetencat e presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Grupi i manifestuesve të shpërndarë, i përbërë nga grupime të ndryshme të së majtës shpalosën banderola me sloganë kundër qeverisë, si “Jetë të gjatë 1 majit, jo diktaturës!”. Së paku njëri prej tyre u arrestua nga policia, bëri të ditur media.
Autoritetet turke ndaluan grumbullimet në Sheshin Taksim, vendi emblematik i protestave në Turqi. Policia ka bllokuar akset që të orientojnë drejt sheshit Taksim.