Treni del nga binarët, nuk ka të lënduar

Nuk është raportuar për të lënduar nga ky aksident

Policia gjermane ka njoftuar sot se një tren i shpejtësisë së madhe në Dortmund, ka dal nga binarët, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e daljes nga binarët të tre vagonëve të trenit.

Qarkullimi hekurudhor është njëri nga transportet më të sigurta në Gjermani dhe më i shfrytëzuari nga udhëtarët.

Back to top button