Lord Alan Watson sot në Prishtinë
“What Brexit means” do të jetë temë diskutimi
Sot vjen në Prishtinë, Lord Alan Watson nga Anglia. Watson do ta viztojë Universitetin e Prishtinës ku edhe do të mbajë një ligjëratë me temën “What Brexit means”. Ligjërata mbahet në sallën e rektoratit duke filluar nga ora 11:00.
Watson është kryetari i CTN Communications, një agjenci kreative e komunikimit e bazuar në Shën Martinit Lane në qendër të Londrës. Ai këshillon liderët e kompanive të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndërkombëtare në komunikimet e tyre, me klientë duke përfshirë BP, BAE Systems dhe Tesco.