Mustafa: Suedia, partnere e rëndësishme evropiane e Kosovës

Mustafa është takuar me Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa e njoftoi ministren WallstrOm për të arriturat e Kosovës në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar, avancimin e rrugës integruese euroatlantike si dhe zhvillimin ekonomik e social të vendit.

Duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e madhe që Suedia ka dhënë deri më tash, kryeministri Mustafa kërkoi përkrahje të mëtejme për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, ato evropiane si dhe në procesin e njohjeve të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa theksoi, po ashtu, rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Suedia në vazhdimësi ka qenë partner i Kosovës dhe ne jemi të interesuar që në këtë fazë të fuqizojmë bashkëpunimin sidomos në fushën shkëmbimeve ekonomike dhe mundësitë e investimeve suedeze në Kosovë”, tha kryeministri Mustafa.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Margot wallstrom, shprehu përkrahjen shumanshme të Suedisë për proceset në Kosovë dhe rrugën integruese evropiane të saj dhe po ashtu ajo vlerësoi progresin në Kosovë duke theksuar përkrahjen e Suedisë në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ministrja Wallstrom kanë biseduar edhe për zhvillimet në rajon, si dhe për çështje të tjera në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve./21Media

Back to top button