Studentë nga Gjermania vizitojnë Ministrinë e Mjedisit

Shala tha se është obligim i institucioneve të vendit, që brezi i ri të mos ketë pengesa në zhvillimin e vizioneve të tyre dhe jo vetëm brenda kufijve të shtetit

Në kuadër të projektit universitar për arkitekturë, studentët e Universitetit Anhalt, nga qyteti i Dessau i Gjermanisë, kanë vizituar sot Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku janë njoftuar më shumë për sektorët e kësaj ministrie dhe për gjendjen e përgjithshme të vendit tonë.

Në kuadër të projektit universitar për arkitekturë, studentët e Universitetit Anhalt, nga qyteti i Dessau i Gjermanisë, kanë vizituar sot Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku janë njoftuar më shumë për sektorët e kësaj ministrie dhe për gjendjen e përgjithshme të vendit tonë.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, tha se ministria që ai udhëheqë është e hapur për çdo bashkëpunim , veçanërisht në atë të shkëmbimit të përvojave të studiuesve të rinj.

Ai tha se është obligim i institucioneve të vendit, që brezi i ri të mos ketë pengesa në zhvillimin e vizioneve të tyre dhe jo vetëm brenda kufijve të shtetit.

Drejtori i Shkollës Internacionale të Arkitekturës Dessau, në Universitetin Anhalt i Shkencave të Aplikuara u shpreh shumë i kënaqur me qëndrimin e tij në Kosovë, duke treguar se qëllimi pse kanë ardhur është që të studiojnë dhe të njihen më afër me shtetin tonë.

Jacoby u shpreh se Kosova edhe pse është një vend i vogël ka një histori shumë të pasur dhe se ky shtet do të qëndroj dhe do t’i bëjë ballë gjërave të tmerrshme nëpër të cilat ka kaluar.

“Ideja jonë është shumë ngushtë e lidhur me ndjenjën se ky shtet është një vend shumë i rëndësishëm edhe pse është I vogël, sidomos për shkak të historisë së tij kohëve të fundit. Është një dëshmi se ky shtet do të qëndroj dhe do t’i rezistojë gjërave të tmerrshme që kanë kaluar nëpër kontinentin e Evropës, qysh para 50 vitesh”, tregoi ai.

Në kuadër të këtij projekti në ditët e ardhme ata do të vizitojnë edhe Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin ku do të diskutojnë më shumë për çështjet e mjedisit./21Media

Back to top button