Lekaj: Do të kemi sukses- do ta rrëzojmë Qeverinë

Pal Lekaj ka thënë se ai beson që Qeveria do të rrëzohet me mocionin e mosbesimit

Partitë opozitare të vendit sot kanë dorëzuar në Kuvend, mocionin për mosbesimin e Qeverisë dhe menjëherë pas dorëzimit, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj në një konferencë për media ka thënë se ai pret që së shpejti të thirret seanca e jashtëzakonshme nga kryesia e Kuvendit dhe po ashtu gjatë asaj seancë të marrë fund Qeveria e cila sipas tij për 3 vjet nuk ka bërë asgjë.

Lekaj po ashtu i falëndëroi të gjithë deputetet të cilët kanë përkrahur mocionin dhe po ashtu edhe ata të cilën e kanë nënshkruar këtë mocion, shkruan rtv21.tv

Kurse në fund Lekaj tha se ai është i bindur se Qeveria do të rrëzohet në seancën e radhës dhe se pas rrëzimit të Qeverisë do të nis një punë tjetër e mbarë për forcimin e shtetit.

Ndryshe pas dorëzimit të mocionit kryesia obligohet që të thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila do të mbahet më së largu brenda pesë ditëve, ku do të votohej mocioni, i cili duhet të marrë 61 vota të deputetëve për ta rrëzuar Qeverinë./21Media

Back to top button