Kosova dhe Mali i Zi diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Në takim, është propozuar hartimi i një draft marrëveshjeje të bashkëpunimit në shëndetës

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku priti të premten në takim një delegacion të Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi të udhëhequr nga Milovan Vujoviq – sekretar shteti në MSh, në të cilin u bisedua për bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve.

Sadiku ka këmbyer me mysafirët nga MSH e Malit të Zi informacione rreth sistemit shëndetësor në Kosovë dhe Mal të Zi, organizimin e tij, shërbimet që ofrohen, si dhe fushat konkrete të bashkëpunimit të mundshëm në të ardhmen përfshirë shërbimet shëndetësore deficitare, ato të fushës së rehabilitimit, të sëmundjeve ngjitëse, etj.

Hartimi i draft marrëveshjeje të bashkëpunimit në shëndetësi, e cila pas specifikimit të fushave konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen midis dy shteteve në shëndetësi, do të nënshkruhej nga ministritë përkatëse të dy shteteve./21Media

Back to top button